×
  • Sport
  • Sport

    Pasi ia fitoi Championsin, ky është shpërblimi i klubit për Jurgen Klopp

    Reporteri
    03 Qershor 2019 | 11:51

    Pas triumfit në Ligën e Kampionëve, Liverpooli po mendon t’i shpërblejë ata që ishin më meritorët për titullin e gjashtë në histori të klubit.


    Duke filluar me trajnerin e saj, Jurgen Klopp të cilit pritet t’i vazhdohet kontrata dhe t’i përmirësohen kushtet e pagesës, shkruan Reporteri.net

    Gjermani udhëheqi klubin drejt titullit të parë prej se mori drejtimin e klubit para 4 viteve, ndërsa edhe legjenda e këtij klubi, Jamie Carragher ka sugjeruar se Klopp është më meritori për këtë triumph.

    Klopp arriti që të grumbullojë plotë 97 pikë në Premierligë, por nuk arritën ta fitojnë titullin për një pikë pasi Manchester City grumbulloi 98 në total, e për këtë gjermani i ka premtuar Guardiolas se edhe vitin e ardhshëm do të luftojnë deri në fund.

    Nga kontrata e re që pritet t’i ofrohet nga klubi, Klopp pritet të përfitojë hiq më pak se 10 milionë euro në sezon, që e bën atë ndër trajnerët më ta paguar në botë.

    Ditët e ardhshme pritet të jenë decizive për rinovimin e Klopp./Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!