Sulmuesi Zlatan Ibrahimovic edhe njëherë është tradhtuar nga nervat e tij, gjatë ndeshjes së La Galaxy me New York City.
Sulmuesi 37 vjeçar gjatë një momenti të ndeshjes e kapi për fyti portierin e kundërshtarëve, Sean Johnson.
Krejt kjo ngjarje kishte ndodhur gjatë javës së kaluar, por dënimi për këtë veprim është kumtuar sot.
Sipas raportimeve të ‘Givemesport’, Ibrahimovic është dënuar me dy ndeshje nga MLS.
Portieri Johnson e kishte tepruar me reagimin e tij, por kjo nuk mohon faktin se Ibra duhet ta dijë se ato gjeste nuk janë të lejuara.
Të dy lojtarët ishin ndëshkuar me kartonin e verdhë gjatë fitores 2:0 të New York, por Ibra e pësoi keq nga federata.
Shikoni më poshtë incidentin e shkaktuar nga ish reprezentuesi suedez, Zlatan Ibrahimovic.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.