×
  • Sport
  • Sport

    Pasi nokautoi Tom Schwarzin, Fury dhuroi momentin mbresëlënës duke i kënduar gruas së tij

    Reporteri
    16 Qershor 2019 | 12:10

    Tyson Fury mposhti gjermanin Tom Schwarz në vetëm dy raunde për të vazhduar rrugëtimin e tij drejt titujve botërorë në kategorinë e rëndë.


    Britaniku ‘çmontoi’ gjermanin në vetëm dy raunde ndërsa tani pret telefonatën e kampionit amerikan në kategorinë e rëndë, Deontay Wilder, shkruan Reporteri.net

    Por, Fury tregoi edhe anën tjetër pozitive të tij menjëherë pasi mposhti kundërshtarin e tij.

    Me të përfunduar meçi, gjatë intervistës të cilën ishte duke e zhvilluar me intervistuesit e Sky Sports, Fury kapi mikrofonin dhe filloi t’i këndonte të dashurës së tij të cilën e kishte përballë.

    Ai këndoi disa vargje të këngës ‘I don’t wanna miss a thing’ nga Aerosmith në mes të ringut në prani të mbi 9000 tifozëve.

    Fury ngriti në këmbë të gjithë dhe emocionoi të pranishmit me gjestin e tij për gruan që nuk iu nda kurrë atij edhe kur ishte në momentet më të vështira të jetës.

    Tani për Furyn ka vetëm një rrugë, ajo drejt triumfit në kategorinë e rëndë, e për të triumfuar, ai duhet të kaloj përmes kampionit aktual Deontay Wilder i cili mban titujt botërorë.

    Wilder dhe Fury pritet të ndeshen gjatë vitit të ardhshëm, me shumë mundësi në mars ose në prill./Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!