×
  • Sport
  • Sport

    Pasioni e mposhtë paranë: Lyoni e çon herët në shtëpi Manchester Cityn

    Reporteri
    15 Gusht 2020 | 22:53

    Lyoni e ka mposhtur Manchester Cityn 3-1 dhe kështu është kualifikuar në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve


    Lyon e ka shkaktuar befasinë e madhe në Ligën e Kampionëve duke e eliminuar njërin nga pretendentët kryesor, Manchester Cityn, shkruan Reporteri.net

    Skuadra franceze fitoi 3-1 kundër Cityt që dominoi lojën, por në fund u eliminua pasi nuk i mjaftoi vetëm posedimi i topit.

    Cornet 24′ dhe Dembele 79′, 87′ shënuan për Lyonin, derisa golin e vetëm për Cityn e shënoi De Bruyne në minutën e 69-të,

    Lyoni tani në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve do të përballet me Bayernin që dje eliminoi Barçën pasi e mposhti 8-2. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!