Pronari i klubit anglez Chelsea, Roman Abramovich, ka një vilë super luksoze në qytetin e Ulqinit.
Kjo vilë gjendet afër Ulqinit të vjetër dhe është një ndër vilat më të shtrenjta në qytetin bregdetar.
Sipas informatave nga turistët që çdo vit e vizitojnë plazhin afër vilës, thuhet se se ai këtë vilë e ka të shkruar në emrin e vëllait të tij.
Vendasit thonë se rusi vjen çdo vit në këtë vilë me jahtin e tij.
Siguria në këtë vilë është shumë e madhe dhe mund të shihet vetëm nga deti. Muret e larta ia pamundësojnë çdokujt qasjen në këtë vilë. Gjithashtu Abramovich e ka blerë edhe plazhin privat me emrin “Kristal” që ndodhet afër vilës.
Kjo plazhë mund të shfrytëzohet kur rusi nuk është në vilë në të kundërt kur Abramovich viziton vilën e tij siguria rritet dhe as rrugët detare që janë afër nuk mund të afrohen shumë.
Roman Abramovich është një miliarder që pasurinë e tij e ka bërë me anë të shitjes së pasurive natyrore si gazi. Ai në vitin 2003 ka blerë klubin e Chelsea dhe që atëherë klubi ka pasur suksese të jashtëzakonshme falë investimeve të mëdha të tij.
Këto suksese kulminuan në vitin 2012 kur klubi nga Londra fitoi Ligën e Kampionëve duke mposhtur në finale klubin gjerman Bayern Munich.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.