Ylli i Manchester Unitedit, Paul Pogba, ka udhëtuar për në Arabinë Saudite për Umre.
Mesfushori francez në Instagram postoi një foto të Qabesë, vendit më të shenjtë të Islamit, në Mekë ku po kryente Umren gjatë muajit të shenjtë të Ramazanit.
Pogba në postimin e tij u shpreh: “Mos harroni kurrë gjërat e rëndësishme në jetë”.
Fotoja e tij ka marrë më shumë se 1.8 milion pëlqime në Instagram.
Deri më tani, Pogba ka luajtur 66 ndeshje për ekipin kombëtar të Francës, ndërsa në këtë sezon ka shënuar 13 gola në 35 ndeshje në ligë për Manchester Unitedin.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.