×
  • Sport
  • Sport

    Pedri thyen rekord historik në Evropian, lë prapa Rooneyn

    Reporteri
    02 Korrik 2021 | 19:15

    Pedro Gonzalez Lopez, i njohur si Pedri, ka shkruar historinë me paraqitjen kundër Zvicrës në “Euro 2020”.


    Mesfushori i Barcelonës është bërë futbollisti më i ri që paraqitet në një çerekfinale të një Kampionati Evropian, 18 vjet e 215 ditë.

    Ai theu rekordin e legjendës së Anglisë, Wayne Rooney, që kishte vendosur më 2004.

    Ai ishte bërë futbollisti më i ri që luan në një çerekfinale kur kishte zbritur në fushë në moshën 18 vjeçare e 244 ditë, në sfidën kundër Portugalisë.

    Pedri u ble nga Barça vitin e kaluar për 5 milionë euro.

    Askush nuk e njohu dhe nuk priti shumë nga ai, por Ronald Koeman ia besoi vendin e titullarit gjatë gjithë sezonit të kaluar ndërsa këta po e bën tani edhe Luis Enrique te Spanja, një mesazh i qartë se pas mesfushorëve klas që kishte Spanjë, Iniesta, Alonso, Xavi etj, po vjen një tjetër si Pedri.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!