×
  • Sport
  • Sport / 1-1

    Përfundon pjesa e parë, barazohet rezultati mes Shqipërisë dhe Letonisë

    Reporteri
    10 Qershor 2025 | 21:46

    Kombëtarja e Shqipërisë po barazon me Letoninë në Riga.

    Pas 45-minutave të parë, dy kombëtaret shkojnë në pushimin 15-minutësh me barazim prej 1-1.

    Letonia kishte mundësinë që e para të dalë në epërsi, por e humbi penalltinë në minutën e 21-të, të cilën e priti Thomas Strakosha.

    Më pas, kuqezinjtë dolën në epërsi me anë të autogolit të shënuar nga Černomordijs.

    I njëjti shënoi prapë, por kësaj here në portën e Shqipërisë, për 1-1.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!