×
  • Sport
  • Sport

    Peja në karantinë – Reagon Driton Kuka: Shqipëria është model i mirë

    Reporteri
    26 Prill 2020 | 13:16

    Qyteti i Pejës është karantinizuar, për shkak të shumë personave të dalur pozitiv nga koronavirus.


    Për këtë ka reaguar trajneri i xhudos, Driton Kuka, ku ka thënë se raportimi i të prekurve po del në orët e vona, duk e cilësuar si praktik të keqe, dhe ka këshilluar që të merret shembull nga Shqipëria ku raportimi i të prekurve del në ora 11 të ditës, shkruan GazetaSheshi.

    “Peja qyteti im prej sot në karantinë!
    Ishim në pritje të masave lehtësuese por ndodhi e kundërta!
    Përveç izolimit edhe ekonomia është ndalur dhe të shohim mbas 4 Majit si do reflektohet në këtë drejtim!
    Mbramë në qytetin tonë para daljes së numrit të infektuarve ishte një gjendje jo e mirë,një pritje me nervoz e ankth.
    Ishin testuar një numër i madh i qytetarve por dolën vetëm dy te infektuar!
    Pse po delet me rezultate në orët e vona të natës!?
    Praktikë e keqe dhe do ishte mirë të ndrrohej,Shqipëria del çdo ditë në ora 11.00 të ditës dhe është model i mirë!”, shkruhet në postimin e Driton Kuka’s.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!