×
  • Sport
  • Sport

    Pëlqehet nga Zidane, Camavinga flet për kalimin të Real Madridi

    Reporteri
    11 Janar 2021 | 16:15

    Talenti i Rennes, Eduardo Camavinga është i lumtur me interesimin e Real Madridit.


    Francezi pavarësisht moshës është duke shkëlqyer me klubin francez dhe “Los Blancos” e duan në skuadër ngase është kërkesë e trajnerit Zinedine Zidane, përcjellë lajmi.net.

    Camavinga tha se është i lumtur që Reali ka shprehur interesim dhe në fund të edicionit do takohet dhe të sheh propozimin e “Mbretërve”.

    “Real Madrid? Është mirë kur një klub i madh ka interesim për ty. Por, jam i qetë, jam të Rennes”.

    “Pas kësaj, do shohim në fund të sezonit. Do takohemi dhe të shohim propozimin”, deklaroi ai për CanalSports.

    Camavinga gjithashtu pëlqehet edhe nga klubet e tjera të mëdha, si PSG dhe Manchester United, derisa kartoni i tij vlen rreth 75 milionë euro.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!