Stephan Lichtsteiner është pensionuar nga futbolli aktiv
Lichtsteiner ka luajtur për klube të njohura evropiane si Arsenal e Juventus, derisa ishte edhe kapiten i Zvicrës, shkruan Reporteri.net
36-vjeçari kishte festuar së bashku me Xhakën e Shaqirin duke bërë shqiponjën me duar gjatë festimit të golit kundër Serbisë në Kupën e Botës ‘Rusia 2018’.
STEPHAN LICHTSTEINER.
He knows what his teammates’ family have been through. Look how much it means to him. Il Capitano. #Xhaka #Shaqiri #Lichtsteiner
?????? pic.twitter.com/bvFfLqwlIm— Petrit (@Petrit2010) June 24, 2018
Xhaka e Shaqiri ishin dënuar nga FIFA me nga 10 mijë dollarë, derisa Lichtsteiner me 5 mijë dollar.
Por, shqiptarët ishin mobilizuar dhe kishin mbledhur 25 mijë dollarë brenda 24 orëve për t’ia paguar dënimin të tre futbollistëve.
Xhaka & Shaqiri ok. But #Lichtsteiner also did this? ?? Well it’s time to get some sleep. #WorldCup pic.twitter.com/6WzMjOYMoG
— Adnan Karalić (@patozmania) June 22, 2018
“Ne kishim shumë presion, nuk ishte një ndeshje e lehtë për ne. Ne kemi shumë shqiptarë dhe ka shumë histori mes Serbisë dhe Shqipërisë. Ishte një ndeshje e vështirë për ta, në aspektin psikik”, kishte thënë Lichsteiner.
“Ishte veprim i mirë, pse jo? Kjo është historia e tyre. Lufta mes tyre ishte e vështirë. Unë kam folur me babanë e një shqiptari që e kemi në ekip dhe ai ma tregoi historinë. Kjo ka domethënie më të madhe sesa thjesht një ndeshje futbolli”.
“Është më shumë sesa thjesht futboll sepse ata e kanë pasur atë periudhë dhe është pjesë e jetës së tyre. Kishte provokime të mëdha para ndeshjes nga ata [Serbia], kështu që mendoj që është normale”./Reporteri.net/