×
  • Sport
  • Sport

    Pepe shfaqet me fanellën e Arsenalit në videon e shpërndarë në rrjetet sociale

    Reporteri
    31 Korrik 2019 | 8:33

    Nicolas Pepe është në Londër për t’i kryer testet mjekësore dhe për t’i finalizuar edhe detajet e fundit në kontratën e tij me Arsenalin, ku së shpejti pritet të konfirmohet si i transferuar nga Lille. Kjo gjë konfirmohet edhe nga një video e publikuar në rrjetet sociale.


    Arsenali tashmë ka arritur marrëveshje në vlerë prej 72 milionë eurosh me klubin francez, ndërsa gjithçka që mbetet deri në kompletimin e transferimit janë testet mjekësore dhe nënshkrimi i kontratës, transmeton Gazeta Express.

    24-vjeçari pritet të zyrtarizohet si lojtari i katërt i transferuar te “Topçinjtë” këtë javë, pas sulmuesit Gabriel Martinelli, mesfushorit Dani Ceballos, i cili vjen si huazim për një sezon nga Real Madridi, dhe mesfushorit William Saliba, i cili u transferua nga St Etienne për 27 milionë funte dhe menjëherë u huazua sërish te klubi i Ligue 1.

    Pepe pritet të nënshkruajë kontratë pesëvjeçare, me pagë prej 150 mijë funtesh në javë. Trajneri Unai Emery shpreson se ai do të jetë në formë mjaftueshëm të mirë për të luajtur në ndeshjet hapëse të sezonit të ri të Premierligës, që fillon më 11 gusht.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!