Bota e boksit është shokuar sot pas humbjes së Anthony Joshuas nga Andy Ruiz i cili i rrëmbeu të tre tituj që britanezi i zotëronte.
Joshua ishte kampion në tri kategori të rënda, atë të WBO, IBF dhe WBA ‘Super’, ndërsa me humbjen ndaj meksikanit ai i humbi të gjitha, shkruan Reporteri.net
Se meçi i mbrëmshëm ishte nga ato ndeshjet e rralla që ka shokuar botën, e dëshmon fakti se Joshua u rrëzua plotë 4 herë nga Ruiz, gjë që në karrierën e britanezit kishte ndodhur vetëm një herë, atëherë kur u rrëzua nga Klitschko(anipse në fund kishte fituar).
Ndeshja në kohën tonë lokale kishte filluar rreth orës pesë të mëngjesit dhe për shumkë kjo nuk ishte e përshtatshme.
Ata që e kanë humbur këtë përballje, mund ta shohin komplet ndeshjen në këtë link të mëposhtëm.
/Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.