Pas një mos suksesi të radhës ekipin kombëtar, Lionel Messi mbushi valixhet e tij dhe shkoi me familjen e tij në një pushim në Karaibe, veçanërisht në një qytet të vogël në Antigua dhe Barbuda.
Një natë në vilën luksoze të Messit kushton 5.5 mijë euro!
Messi gëzon privatësi absolute në këtë parajsë. Vila ndodhet në një ishull privat dhe lojtari është i paarritshëm, sepse mund të arrihet ekskluzivisht vetëm me anije.
Argjentinasi u vizitua nga miku i tij nga skuadra e Barcelonës, Luis Suarez. Së bashku ata kaluan momente me familjet dhe rimbushnin bateritë e tyre për sfidat që i presin. Fundi i festës po afrohet dhe së shpejti do të bashkohet me shokët në përgatitje për sezonin e ri. /reporteri.net
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.