Mike Tyson do të hapë një resort, në Kaliforni. Rezidenca “Tyson Ranch” mund të vizitohet nga tifozët e kanabisit , por gjithashtu do të përdoret për qëllime kërkimore në fushën e kanabisit.
Mike Tyson është i famshëm për karrierën e tij si boksier, por tanimë në pension, sportisti po nis një projekt të ri dhe shpreson se ky vend do të presë shumë “dashamirës” të kanabisit.
Për Tyson gjithçka nisi në vitin 2016, me themelimin e kompanisë së kanabisit dhe një vit më pas nisi të hedhë themelet e resortit të pushimeve, ku sigurisht nuk mund të mungojë kanabisi, raporton tch.
Vendndodhja e këtij resorti do të jetë në Kaliforninë Jugore, në 400 hektarë tokë dhe arkitektët e kësaj rezidence kanë menduar që të krijojnë një hapësirë posaçërisht për fasat e kanabisit.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.