Kombëtarja e Kosovës ka mbajtur konferencë për media para ndeshjes ndaj Izraelit që e zhvillon nesër nga ora 20:45 në “Fadil Vokrri”.
Sulmuesi Muriqi tregoi se si arriti të bindte Mallorcan për të ardhur të luajë për Kosovën.
“I thashë klubit që duhet me shku, pasi që e kam për detyrë me lujt për kombëtaren. Mallorca janë mundu me shty lojën për të enjten e në fund vendosën me anulu krejt. Jemi tu ushtru nëpër ekipe, jemi t’u pasë minutazhë”, tha Muriqi.
Ndeshja Kosovë – Izrael ka qenë e paraparë të luhej muajin e shkuar, por është shtyrë për shkak të luftës atje.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.