×
  • Sport
  • Sport

    Përfaqësuesja e Kosovës bën me shtëpi një familje në nevojë

    Reporteri
    02 Qershor 2019 | 21:56

    Futbollistët e përfaqësues së Kosovës nuk po na bëjnë krenarë vetëm në fushë ku vitin e kaluar nuk pësuan asnjë humbje në arenën ndërkombëtare, por ata po tregohen me zemër të madhe edhe jashtë saj.


    Duke ditur gjendjen e vështirë sociale që mbretëron në vendin tonë, përfaqësuesja e Kosovës së fundmi ka bërë një vepër humanitare, shkruan Reporteri.net.

    Pra do ta bëjë një familje me nevojë me shtëpi të re. Përfaqësuesja e Kosovës është donatori i vetëm për ndërtimin e kësaj shtëpie, ndërsa përzgjedhja është bërë në bashkëpunim me Shoqatën “Jetimat e Ballkanit” me humanistin Halil Kastrati.

    Në foton e publikuar shihet se Kastrati së bashku me portierin Saimir Ujkani, sulmuesin Milot Rashica e mbrojtësin Mërgim Vojvoda i japin lajmin një gruaje të moshuar që do t’ia ndërtojnë shtëpinë.

    Kujtojmë se humanisiti Kastrati gjatë muajin të shenjtë të Ramazanit ka lidhë marrëveshje bashkëpunimi me shumë komuna për të ndërtuar shtëpi pëe nevojtarët. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!