Federata e Futbollit të Kosovës ka njoftuar se ekspedita e Përfaqësueses së Kosovës ka arritur sot në orët e mbrëmjes në Podgoricë dhe është akomoduar në hotel “Hilton Honors”.
Para udhëtimit Dardanët e kanë mbajtur stërvitjen e fundit në stadiumin “Fadil Vokrri”, ku atmosfera ka qenë shumë e mirë, transmeton Koha.net.
“Edhe gjatë udhëtimit gjithçka ka shkuar si duhet, derisa në mesin e futbollistëve vërehet entuziazëm i madh dhe të gjithë po e presin me padurim përballjen e së premtes”.
“Ndërkohë, gjatë ditës së nesërme përzgjedhësi Challandes në orët e mesditës do të ketë takimin e zakonshëm me futbollistët, derisa stërvitjen finale para ndeshjes me Malin e Zi, do ta zhvillojë në stadiumin e qytetit në Podgoricë, në orën 18:00”, njofton FFK. /Reporteri.net/.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.