×
  • Sport
  • Sport

    Përfundon loja, Man City 4:3 Real Madrid, De Bruyne vlerësohet me notën më të lartë

    Reporteri
    26 Prill 2022 | 23:13

    Manchester City ka shënuar fitore në ndeshjen e parë gjysmëfinale ndaj Real Madridit në Ligën e Kampionëve.

    Ndeshja e zhvilluar sonte në “Etihad Stadium” dhuroi spektakël, pasi në total u shënuan shtatë gola.

    Megjithatë, fitorja i takoi skuadrës së drejtuar nga Pep Guardiola me rezultatin 4:3.

     

    Autori i golit të parë, Kevin De Bruyne, u vlerësua më së larti në këtë ndeshje, me notën 8.4. Përveç golit, mesfushori belg bëri edhe një asistim.

    Karim Benzema, i cili shënoi dy gola sonte për “Los Blancos”, u vlerësua më së larti te skuadra e tij.

    Sulmuesi francez mori notën 8.1.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!