×
  • Sport
  • Sport

    Përfundon mbledhja e Serie A, ky është vendimi i Juventusit, Interit dhe Milanit

    Reporteri
    19 Prill 2021 | 20:56

    Ka përfunduar mbledhja e klubeve të Serie A, pas krijimit të Superligës Evropiane. Gazetari i njohur italian, Fabrizio Romano raporton se tri ekipet që konfirmuan pjesëmarrjen në Superligë, Juventusi, Interi dhe Milani kanë shprehur interesin e tyre të qëndrojnë në Serie A dhe të luajnë aty edhe pse tani janë pjesë e Superligës Evropiane.


    UEFA do të luftojë që t’i suspendojë klubet e Superligës edhe nga ligat vendore.

    Superliga do të jetë garë e mbyllur dhe do t’i japë fund garës më të famshme evropiane për klube, Ligës së Kampionëve, nëse jetësohet.

    UEFA vazhdimisht e ka kundërshtuar krijimin e një lige të tillë dhe është mbështetur edhe nga FIFA për këtë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!