×
  • Sport
  • Sport

    Përfundon mbledhja mes bordit të Barcelonës dhe trajnerit Setien, mësoni çfarë ndodhi

    Reporteri
    29 Qershor 2020 | 23:15

    Ka përfunduar takimi mes bordit të Barcelonës dhe trajnerit Quique Setien, në rezidencën e këtij të fundit.


    Skuadra katalanase zhvilloi një mbledhje urgjente për të diskutuar situatën aktuale të ekipit e cila nuk duket fare mirë.

    Bordi i ka dhënë mbështetje të plotë trajnerit Setien dhe nuk ka pasur asnjë ultimatum për pjesën tjetër të sezonit, raporton RAC1, transmeton lajmi.net.

    Në takim ishin pjesëmarrës presidenti Josep Bartomeu, CEO Òscar Grau dhe sekretari teknik Eric Abidal.

    Gjatë ditës së sotme u përfol për një largim të mundshëm të Setien në fund të sezonit, por bordi i Barcës duket se do ta mbështetë deri në pikën e fundit ish-trajnerin e Betis.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!