Anësori i Interit, Ivan Perisic ka bërë histori si futbollisti i parë që shënoi për Kroacinë në katër turne të mëdha.
Ai e gjeti rrjetën me një goditje mahnitëse në ndeshjen e kësaj mbrëmje në Euro 2020 me Republikën Çeke. Ajo ndeshje u mbyll me barazim 1:1 dhe Kroacia e rrezikon seriozisht kualifikimin tutje.
Ky ishte goli i tij i parë i Euro 2020, por edhe një moment historik gjithashtu.
Askush nuk kishte gjetur më parë rrjetën për Kroacinë në katër turne të ndryshëm, midis Kampionatit Evropian dhe Kupës së Botës.
32-vjeçari tani ka 29 gola në 103 ndeshje për Kroacinë, duke shënuar në Kupën e Botës 2014, Euro 2016, Kupën e Botës 2018 dhe tani Euro 2020.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.