Pavarësisht ndarjes nga jeta, Raphael Dwamena ka mbetur në memorien dhe zemrën e të gjithë futbolldashësve, por veçanërisht miqve të tij që e kanë pasur shok ekipi.
Jurgen Goxha, ish-mbrojtësi i Egnatias dhe Donald Mëllugja, mesfushori i rrogozhinasve kanë publikuar në InstaStory, tatuazhin kushtuar Raphael Dwamenas, transmeton Newsport.
Në tatuazh shihet sulmuesi ganez dhe përbri tij “Prehu në paqe”, së bashku me ditën e vdekjes.
Një gjest fisnik nga miqtë e tij duke treguar se do ta kujtojnë përjetësisht shokun e tyre.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.