×
  • Sport
  • Sport

    “Përleshen katër futbollistë”, Man Utd e përgënjeshtron lajmin e publikuar

    Reporteri
    19 Shtator 2023 | 14:53

    Manchester United nuk është duke kaluar momente të mira në këtë fillim-sezoni.

    Aktualisht, “Djajtë e Kuq” e shohin veten në vendin e 13-të në tabelë, ndërsa trajneri Erik ten Hag rrezikon të shkarkohet.

    E pas humbjes nga Brightoni duket se nervat janë ngritur në dhomat e zhveshjes së United.
    Sipas mediumit britanik “The Sun”, në fund të ndeshjes së humbur nga skuadra e De Zerbit, ka pasur përleshje mes lojtarëve të Man Utd.

    Gjithçka duket se ka nisur pas një diskutimi mes Bruno Fernandes dhe Scott McTominay, ndërsa duket se aty janë përfshirë edhe Lisandro Martinez e Victor Lindelof.

    Klubi anglez megjithatë ka përgënjeshtruar gjithçka, sipas mediumit tjetër britanik, “Daily Mail”.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    Reporteri, © 2023 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!