×
  • Sport
  • Sport

    Përleshje masive mes tifozëve të Anglisë para finales së EURO 2020

    Reporteri
    11 Korrik 2021 | 19:35

    Tifozët e Anglisë janë filmuar duke u përleshur me njëri-tjetrin në Wembley Way vetëm disa orë para finales së madhe që Tre Luanët e zhvillojnë ndaj Italisë.


    Nuk është plotësisht e qartë se çfarë e ndezi përleshjen, por policia shpejt u hodh për të qetësuar gjërat në rrugën Wembley.

    Mijëra mbështetës kanë zbritur në Wembley për finalen dhe gjithçka para një lokali afër stadiumit, e që situata eskaloi shpejtë.

    Disa tifozë të Tre Luanëve në pamjet e publikuara, mund të shihen duke hedhur grushte ndaj njëri-tjetrit, si dhe duke u përplasur me mbështetësit e tjerë.

    Kuptohet që gjërat u qetësuan shumë shpejt, me një prani të fortë policie jashtë stadiumit vendas të Anglisë.

    Tre Luanët ndeshen me Italinë në Wembley ,e fillim nga ora 21:00.

    Anglia nuk ka fituar kurrë një Kampionat Evropian më parë dhe ka shansin të shkruaj sonte historinë.

    Triumfi i fundit i madh i Tre Luanëve erdhi në vitin 1966 kur ata ngritën Kupën e Botës dhe që nga ajo kohë ata nuk kanë shijuar më sukses ndërkombëtar.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!