×
  • Sport
  • Sport

    Përplasje te Arsenali: Futbollistët nuk pranojnë uljen e pagave

    Reporteri
    12 Prill 2020 | 18:20

    Lojtarët e Arsenalit do të refuzojnë me forcë propozimet që i lënë ata të përballen me një ulje pagash prej 12.5 përqind.


    Kjo vjen pasi klubi parashtroi planet për të ulur pagat e tyre për një vit nëse nuk kualifikohen për Ligën e Kampionëve të sezonit të ardhshëm.

    Ata dërguan planin prej pesë pikësh tek Hector Bellerin, përfaqësuesi i Shoqatës së Futbollistëve Profesionistë të Arsenalit, për ta shpërndarë në të gjithë skuadrën e ekipit të parë.

    Lojtarët e Arsenalit do të duhet të marrin një ulje në pagë prej 7.5 përqind në qoftë se ata vetëm arrijnë në Ligën e Evropës, me klubin që ka frikë nga kolapsi financiar për shkak të krizës së koronavirusit.

    Por nëse përfundojnë plotësisht jashtë zonës evropiane – Arsenali aktualisht është në vendin e nëntë dhe tetë pikë nga top-katërshja – atëherë ata nuk do të marrin asnjë nga ato paratë.

    Arsenal u ka kërkuar lojtarëve që të marrin uljen e mundshëm nga ky muaj deri në mars 2021 pasi propozimi u dërgua këtë fundjavë.

    Mirror Sport e kupton se lojtarët e Arsenalit kanë vendosur ndërmjet tyre të hedhin poshtë propozimet, veçanërisht pasi ata tashmë do të humbasin një shumë të konsiderueshme nëse nuk arrijnë në Ligën e Kampionëve.

    Ata janë të gatshëm të diskutojnë mbi shtyrjet për të ndihmuar klubin, por hierarkia ka vendosur të shtyjë përpara me ulje pagash edhe para se të dinin nëse do të humbasin paratë e TV për shkak të bllokimit.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!