Ismet Munishi ka treguar për qëllimet që ka Ballkani me lojtarët e rinj.
Strategu i klubit nga Theranda ka thënë se ai krenohet me punën që po bëjnë së bashku me stafin teknik për të ndihmuar talentët e skuadrës.
Ballkani tashmë i ka dhuruar Përfaqësueses së Kosovës pesë lojtarë – katër në grumpmoshta U-21 dhe një në ekipin A.
Për këtë të arritur, Munishi në intervistë përballë gazetarit Betim Zeqiri ka thënë se është shumë i lumtur, por që do të ndihmojnë edhe talentët e tjerë.
“Qëllimi i Ballkanit përveç rezultateve të mira është edhe që të promovojë futbollistë të rinj”, tha trajneri i Ballkanit për Telegrafin.
“Tek ne, shumë lojtarë të talentuar kanë gjetur përkrahjen dhe mbështetjen, që te klubet tjera nuk e kanë dhe ne do të jemi promotor të këtyre lojtarëve”.
“Krenohemi që nga ne janë dalë lojtarë si Jetmir Topalli, Blendi Baftiu dhe Arbër Hoxha, gjersa tani kemi marrë edhe Gripshin e Korenicën që janë lojtarë të jashtëzakonshëm dhe duke shprehur talentin në klubin tonë do të jenë nën llupën e klubeve evropiane dhe menaxherëve”, ka përfunduar Munishi në intervistën e dhënë për Telegrafin.
Ballkani tri vite më parë është rikthyer në elitë, ndërsa tani është skuadra me pesë lojtarë të grumbulluar nga Kosova, Mirlind Daku te A-ja dhe Ermal Krasniqi, Albin Kapra, Ramiz Bytyqi e Blend Baftiu te U-21.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.