Marash Kumbulla pritet të largohet nga Roma në momentet e fundit të afatit kalimtar të janarit.
Qendërmbrojtësi shqiptar është bërë objektiv i disa klubeve të Serie A, ndërsa nuk ka vend për të në “Stadio Olimpico”.
Gazetari sportiv i “Rai”, Paolo Paganini, në emisionin “90 Minuto” ka thënë se përfaqësuesi shqiptar ka rënë në radar të Milanit.
Ndërkohë, mediat italiane raportojnë se Roma po punon për shitjen ose huazimit të lojtarit sa më shpejt të jetë e mundur.
Sipas tyre, edhe katër klube të tjera e duan qendërmbrojtësin shqiptar.
Bëhet fjalë për Cagliarin, Torinon, Genoan e Veronën.
Kumbulla kishte probleme me lëndime në kohët e fundit, ndërsa kjo ka rezultuar me më pak hapësira në fushën e blertë e rrjedhimisht edhe me rënie të formës së tij.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.