×
  • Sport
  • Sport

    Pësoi gjakderdhje në tru, futbollisti i ri italian zgjohet nga koma

    Reporteri
    28 Prill 2020 | 23:41

    Edoardo Bolzon, futbollisti i ri i Vicenzas është zgjuar nga koma.


    Italiani që pësoi gjakderdhje në tru të hënën e 20 Prillit, duket se e ka tejkaluar pjesën e vështirë.

    Siç raportojnë mediat nga gadishulli Apenin, anëtari i grupmoshës U17 të skuadrës, është jashtë rrezikut për jetë.

    Gjendja e tij nuk ishte e mirë deri sot, kur edhe vetë klubi “bardhë e kuq” konfirmoi përmes një njoftimi se futbollisti i tyre ka shënuar hap para drejt shërimit.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!