×
  • Sport
  • Sport

    Pezullohet Premier Liga

    Reporteri
    13 Mars 2020 | 12:32

    Sezoni i Premier Ligës është pezulluar deri më 3 prill për shkak të pandemisë coronavirus.


    Premier Liga thirri një takim urgjent me klubet e tij sot (e premte) në mëngjes në lidhje me ndeshjet e mbetura të këtij sezoni, përpara se të bëhej një njoftim zyrtar në orën 11:00.

    Ata vendosën të pezullojnë kampionatin, duke u bërë liga e fundit nga të mëdhatë që pezullon përkohësisht sezonin.

    “Pas një mbledhje të aksionarëve sot, u vendos unanimisht që të pezullohet Premier Liga me qëllim kthimin në 4 prill, në varësi të këshillave mjekësore dhe kushteve në atë kohë”, thuhet në njoftim.

    Ligat kryesore në Spanjë, Itali, Francë, Portugali, Holandë dhe Irlandë janë pezulluar të gjitha, ndërsa Bundesliga gjermane dhe Ligue 1 i Francës po luhen pas dyerve të mbyllura.

    Ndryshe, ekipe të shumta të Premier Ligës janë ndikuar nga përhapja globale e Covid-19.

    Arsenali të enjten konfirmoi që skuadra e tyre e parë e ekipit dhe trajnerët do të izoloheshin pasi menaxheri i tyre, Mikel Arteta doli pozitiv në testin e coronavirusit.

    Chelsea gjithashtu njoftoi se lojtarët e tyre janë duke u izoluar pasi reprezentuesi anglez, Callum Hudson-Odoi, gjithashtu rezultatoi pozitiv.

    Edhe skuadrat tjera kanë vendosur të izolohen, ndërsa dyshohet edhe për raste tjera pozitive të coronavirusit në Ligën Premier.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!