×
  • Sport
  • Sport

    Pioli: Fitore sakrifice, por ende nuk është mbyllur gjithçka

    Reporteri
    10 Maj 2021 | 8:07

    Ishte një përballje direkte për zonën Champions, të cilën Milani e fitoi me karakter pikërisht në fushën e Juventusit. Trajneri i kuqezinjve, Stefano Pioli, komentoi performancën e ekipit të tij dhe shpjegoi zgjedhjen e Brahim Diazit si titullar.


    “Gjithmonë përpiqemi të përgatisim një strategji dhe këtë herë kishim vendosur bast për dy lojtarë në vijën e frontit. Sidoqoftë, sonte ishte e gjithë skuadra që bëri një paraqitje të shkëlqyeshme, me frymë të lartë sakrifice. Është bukur të fitosh për tifozët tanë, që na emocionuan shumë në mëngjes. Jemi të lumtur, e merituam fitoren, por ka ende disa gara për të bërë dhe nuk mund të mendojmë se gjithçka është arritur.”

    Kuqezinjtë janë një skuadër që është rritur shumë gjatë një viti e gjysmë.

    “Shoqëria na ka lejuar të punojmë në kushtet më të mira të mundshme. Mendoj se për disa muaj ishim ekipi më i mirë në Itali, atëherë angazhimet e shumta dhe mosha e re e grupit ndikuan që të linim diçka rrugës.”

    Përtej fitores së thellë ndaj “Zonjës së Vjetër”, nota negative e mbrëmje ishte dëmtimi i Zlatan Ibrahimovicit.

    “Ai nuk ishte në formën e tij m ëtë mirë, bëri vetëm gjysmë stërvitje me ne seancën e së premtes. Ndiente pak dhimbje në gju, por nuk donte ta humbte ndeshjen. Do të vlerësojmë situatën në ditët në vijim, shpresojmë se nuk është asgjë serioze”.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!