Sonte, me fillim prej orës 20:45 skuadra e AC Milan do të përballet me atë të Torinos, në kuadër të raundit të 32-të, shkruan Reporteri.net.
Para ndeshjes trajneri i Milanit, Stefano Pioli ka marrur lajme jo të mira.
Kjo pasiqë tek skuadra e Milanit pritet të mungojnë Ibrahimoviç, Rebic, Florenzi, Kjaer, Romagnoli si dhe Castillejo.
Ndërkaq, për këtë menjëherë është alarmuar teniku italian, ku Milan News ka bërë të ditur se Pioli ka ftuar sulmuesin serb, Marko Lazetic në ndeshjen ndaj Torinos.
Kësisoj, Lazetic do të jetë alternativë e Olivier Giroud.
Vlen të përmendet se drejtuesit e skuadrës së Milan kanë transferuar lojtarin serb në afatin kalimtar të janarit të këtij viti.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.