×
  • Sport
  • Sport

    Pique lavdëron Cristiano Ronaldon

    Reporteri
    05 Shkurt 2021 | 16:22

    Futbollisti i skuadrës së Barcelonës, Gerard Pique, ka thurur lavde për Cristiano Ronaldon për punën e palodhur që sa vite vetëm për të qëndruar në maje të futbollit evropian.


    Mbrojtësi i Barcelonës e vlerëson portugezin edhe për faktin se siç ka thënë ai, në kohën kur më i miri i gjitha kohëve luante futboll, Lionel Messi – ai arriti të fitojë pesë Topa të Artë.

    “Cristiano Ronaldo? Një person me një ambicie shumë të mëdha, një punëtor i palodhur. Një fitues, ai garon në çdo gjë dhe ka gjendje fizike brutale për të luajtur ende futboll. Vlera më e madhe e Cristiano është se edhe në një kohë kur Leo ka qenë më i miri, ai ka qenë në gjendje të fitojë pesë Topa të Artë. Është një arritje shumë e madhe, një punë e madhe për të konkurruar me Leo, i cili është më i miri që kam parë”, tha Pique.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!