×
  • Sport
  • Sport

    Pique shfaqet nervoz pas ndarjes nga Shakira, godet gazetarin në prani të fëmijëve

    Reporteri
    29 Qershor 2022 | 8:24

    Futbollisti i Barcelonës, Gerard Pique duket se nuk po kalon kohë të mirë pas ndarjes nga këngëtarja me famë botërore, Shakira.

    Reprezentuesi spanjoll dhe këngëtarja e famshme kolumbiane nuk do të jenë më çift teksa 45-vjeçarja nuk ia ka falur tradhëtinë mbrojtësit katalanas.

    Në komunikatën në fillim të qershorit, ku të dy shpallën ndarjen, kërkohej “respektimi i privatësisë për mirëqenien e fëmijëve, të cilët janë prioriteti ynë kryesor”. Këtu, le të themi se në Spanjë nuk e morën saktësisht kërkesën e çiftit, duke i përndjekur në çdo hap.

    Një presion asfiksues që bëri që Piqué të nervozohej me një gazetar. Ky i fundit e ndoqi sapo mbërriti në aeroport, deri në momentin kur mbrojtësi spanjoll tentoi të mbyllte papritur një derë në fund të disa shkallëve.

    Në atë moment një gjest agresiv shkaktoi – sipas gazetarit – rënien e celularit të tij, ndërsa Pique e ofendonte vazhdimisht.

    Jordi Martín, ky është emri i paparacit. Me siguri presioni është maksimal në këtë moment tek Pique, i cili duhet të përballet me ata që nuk ndalen as para pranisë së dy të vegjëlve Milan dhe Sasha.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!