Gerard Pique këmbëngul se Barcelona nuk e ka ndërmend të dorëzohet në garë për titull në La Liga, pavarësisht se ngel katër pikë mbrapa rivalit dhe liderit, Real Madrid, kur kanë mbetur vetëm edhe disa ndeshje deri në fund të kampionatit.
Gjiganti katalonas e ngushtoi në katër pikë epërsinë e Madridi në krye të renditjes, pasi e mundi 4:1 Villarrealin të dielën vonë.
Pas këtij triumfi, i cili ishte i pari për kampionin në fuqi pas dy barazimeve radhazi dëshpëruese, mbrojtësi i Barçës Pique tha se skuadra do të luftojë për ta përmbysur këtë situatë.
“Neve nuk na pëlqen të ngelim mbrapa dhe do të luftojmë për përmbysur këtë gjendje”, tha Pique.
“Të jesh në Barcelonë nënkupton të luftosh deri në fund”, shtoi ai.
Barcelona u duk skuadër tjetër krahasuar me ndeshjet e kaluara, çfarë mund të ketë ndryshuar?
“Disa faktorë, sistemi ndër ta. Me këtë sistem, treshja sulmuese është e vendosur më në qendër dhe më afër zonës dhe portës”, nënvizoi ai.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.