Gerard Pique e ka reduktuar pagën e tij për të ndihmuar Barcelonën t’i regjistrojë transferet e reja, por edhe kapitenët e tjerë të ekipit do të veprojnë njësoj në ditët vijuese.
Kjo është ajo çfarë zbuloi qendërmbrojtësi spanjoll pas fitores 4:2 të Barcelonës ndaj Real Sociedadit të dielën.
“E ndjeva se ishte gjëja e duhur për të bërë” – tha ai kur u diskutua reduktimi i pagës së tij, para se të zbulonte se Sergi Roberto, Sergio Busquets dhe Jordi Alba do të ulin pagat gjithashtu.
“Kam qenë në kontakt me kapitenët tjerë dhe ata do të pranojnë uljen e pagës gjithashtu. Është thjesht çështje kohe. Ne jemi familje dhe kapitenët kanë qenë të hapur ta bëjnë këtë që nga fillimi” – tregoi Pique.
Barcelona e nisi sezonin e pare pa Messin pas 17 viteve me një fitore 4:2 ndaj Sociedadit me një ndeshje që ishte mjaft premtuese për katalonasit.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.