×
  • Sport
  • Sport

    “Pirati Muriqi e ka një plan, ta shpëtojë Mallorcan”, La Liga nuk ndal postimet për sulmuesin kosovar

    Reporteri
    11 Prill 2022 | 15:54

    Ndeshjen e fundit kundër kampionit në fuqi të Spanjës, Atletico Madrid, Vedat Muriqi ka qenë protagonist, përcjell Reporteri.net.

    Kjo pasiqë sulmuesi i skuadrës spanjolle, Mallorca, shënoi nga 11 metërshi, për t’i dhënë golin e vetëm dhe të fitores Mallorcas, duke triumfuar kështu ndaj Atletit.

    E, për këtë ai është bërë shumë i përmendur se i dashur për tifozët spanjollë.

    Vlen të përmendet se La Liga, nëpërmjet faqes zyrtare në Instagram i ka kushtuar edhe një postim sulmuesit kosovar, teksa e ka përshkruar si “pirat shpëtimtar”.

    “Pirati Vedat Muriqi e ka një plan: ta shpëtojë Mallorcan”, shkruan në grupin zyrtar të La Ligas.

    Kjo nuk është hera e parë që La Liga e përgëzon Muriqin, duke qenë se dje ka vendosur në Cover në faqen zyrtare në Facebook.

    Ndryshe, skuadra ku luan akutalisht Muriqi gjenden në pozitën e 17-të në renditjen tabelare në La Liga me 29 pikë të grumbulluara.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!