Legjenda e futbollit italian, Fabio Cannavaro, e ka quajtur me shaka ish-bashkëlojtarin e tij, Andrea Pirlon, një “bastard”, duke shtuar se ish-mesfushori legjendar është shumë i lirshëm sesa duket në publik.
Edhe pse dy futbollistët luajtën për Interin dhe Juventusin, rrugët e tyre nuk u takuan asnjëherë në nivelin e klubeve, edhe pse ata shpeshherë ishin shok skuadre në Kombëtaren e Italisë.
Suksesi i tyre më i madh ishte triumfi në finalen e Kupës së Botës së vitit 2006 kundër Francës.
“Ai është një bastard – unë kam të drejtë ta them këtë! Andrea është i mençur dhe qesharak. Ai bën shumë shaka, siç duket ai nuk është koprrac. Është shumë argëtuese të rrish me të”, ka thënë mbrojtësi italian, i cili i dha fund karrierës në vitin 2011.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.