×
  • Sport
  • Sport

    Pirlo: Juventusi ende në garë në të gjitha frontet

    Reporteri
    05 Mars 2021 | 18:08

    Juventusi është në finalen e Coppa Italia, 1/16 e finales të Ligës së Kampionëve dhe qëndron i treti në Serie A, 10 pikë prapa udhëheqësit të Ligës Inter, por me një lojë më pak të zhvilluar.


    Me Lazio gjashtë pikë prapa tyre në vendin e shtatë, Pirlo sheh rëndësinë shtesë të një rezultati të mirë kundër të përzgjedhurve të Inzaghit.

    “Ndeshjet janë të gjitha të rëndësishme, ndeshja e nesërme është gjithashtu e rëndësishme. Entuziazmi ekziston sepse po kalojmë një periudhë lojërash të vështira dhe të rëndësishme” u shpreh Pirlo.

    Tutje, ish-futbollisti italian theksoi se Juventusi do të vazhdojë të luftojë në të gjitha frontet.

    “Në renditje, situata është e njëjtë me javën e kaluar. Ne duhet të jemi të gatshëm të mos bëjmë gabime në rast se bëjnë ato më lart. Ne po luftojmë në të gjitha frontet dhe për sa kohë që ka shpresë, ne do të duhet të japim gjithçka që të përpiqemi të fitojmë kampionatin” – përfundoi Pirlo.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!