Aventura e Miralem Pjanic te Barcelona duket se ka marrë fund.
Pjanic pritet të largohet nga Barcelona pasi asesi nuk arriti të gjej vend në formacionin startues.
Sipas ‘Diario AS’, futbollisti tashmë është përshëndetur me disa nga pjestarët e ekipit dhe u ka bërë të ditur që ai do të largohet, transmeton lajmi.net.
Mesfushori u bashkua me ‘BLaugranët’ verën e vitit 2020 si pjesë e shkëmbimit me Arthur që kaloi në Juventus.
Boshnjaku nuk ishte për asnjë moment zgjedhja e parë e Ronald Koeaman.
30-vjeçari ka interesim nga Juventusi dhe Interit, dhe mbetet të shihet se ku do ta vazhdojë karrierën.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.