Plani i Zidanit për ta mbrojtur Hazardin

Eden Hazard nuk është ftuar për ndeshjen me Getafen, që Real Madridi do ta zhvillojë sonte nga ora 22:00.


Zinedine Zidane, sipas El Chiringuito de Jugones, është i frikësuar nga goditjet e shumta që Eden merr çdo ndeshje dhe dëshiron ta ruajë belgun për pjesën më të rëndësishme të sezonit.

“Duan ta mbrojnë nga numri i madh i goditjeve që merr në kyçin e këmbës”, thotë Jose Luis Sanchez.

Hazard merr goditje në kyçin e këmbës së operuar çdo 23 minuta, por asnjëherë kundërshtari nuk është ndëshkuar me të verdhë për këtë.

Ish futbollisti i Real Madridit, Migel Torres, thotë se “Mënyra se si Hazardi vrapon, është e rrezikshme për stilin e tij”.

Ai ndër të tjera tha se Hazard po luan me rezerva, pasi ka frikë nga kyçi i këmbës që e ka operuar në fillim të vitit 2020.

Hazard ka bërë 19 paraqitje për Realin, ka shënuar vetëm 1 gola