×
  • Sport
  • Sport

    Pochettino ëndërron një super treshe sulmuese, por pa Messin

    Reporteri
    15 Janar 2021 | 13:19

    Mauricio Pochettino ka filluar të mendoj për afatin e verës.


    Trajneri argjentinas para pak ditëve fitoi kupën e parë me skuadrën e tij të re, Paris Saint-Germain.

    Ende pa përfunduar sezoni, apo pa e nisur mirë sezonin, Poch po i mendon prurjet e reja në afatin e verës.

    Ashtu siç shkruajnë mediat në Francë, Pochettino ka kërkuar nga agjentët e tij të fillojnë bisedimet me Kun Agueron. Sulmuesi i Manchester Cityt, të cilit i skadon kontrata në fund të muajit qershor të këtij viti.

    Edhe pse Lionel Messi është i lidhur ngushtë për një transferim në PSG, për Pochettinon ëndrra e tij e sulmit për sezonin e ri është: Neymar, Aguero dhe Mbappe.

    Përveç Agueros, Pochettino ka kërkuar ta sjellë në skuadër edhe ish-futbollistin e tij te Tottenham Hotspur, Dele Alli.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!