Kylian Mbappe mund të jetë duke e luajtur sezonin e fundit në Paris Saint Germain.
Real Madridi po insiston për 22-vjeçarin, i cili gjithmonë e ka pranuar se ëndërron të luajë në “Santiago Bernabeu”.
Trajneri Mauricio Pochettino ka folur sërish për të ardhmen e sulmuesit, por asnjëherë nuk e konfirmoi se Mbappe do të qëndrojë.
“Mbappe është lojtari ynë dhe nuk po shoh se s’do të jetë me ne”, tha ai.
“Jemi të lumtur me Mbappen dhe edhe ai është i lumtur me ne”.
“Klubi e di se çfarë po bën dhe se çfarë do të bëjë”.
Ai në asnjë moment nuk tha se do të qëndrojë pas pyetjeve të gazetarëve.
Mbappe ka vetëm edhe një vit kontratë me PSG-në, deri më 2022.
Parisi dëshiron të rinovojë me francezin, por Mbappe po refuzon për shkak se dëshiron të luajë në Madrid.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.