Për shumën rekord prej 105 milionë eurosh, Paul Pogba kaloi nga Juventusi te Manchester United dhe trajneri, Jose Mourinho në vitin 2016. Një situatë që 23-vjeçari i atëhershëm nuk e ka përballuar dot, siç tregon tani për gazetën franceze Le Figaro, transmeton Reporteri.net.
Mesfushori francez ka thënë se ka pasur depresion në kohnë kur u transferua tek skuadra e Man Utd, por që sipas tij në futboll nuk preket kjo temë.
“Kam pasur depresion në karrierën time, por ne nuk flasim për të, për mua personalisht, filloi kur isha në Manchester me José Mourinhon. Ju i bëni pyetje vetes, duke pyetur veten nëse është faji juaj sepse nuk i keni përjetuar kurrë këto momente në jetën tuaj”, u shpreh Pogba.
Ylli i Utd tha se njeriu nuk e di se kur është në depresion, por thjesht dëshiron të izolosh vetën.
“Ndonjëherë nuk e di se je në depresion, thjesht dëshiron të izolosh veten, të jesh vetëm. Këto janë shenja që nuk mashtrojnë. Por nuk mund ta thuash, të paktën jo publikisht. Nëse nuk ke lëkurë të trashë mendërisht, je i vdekur në këtë sport”, tregon Pogba.
Ndërkaq, Pogba nuk e fajësoi Mourinhon për depresionin e tij, anipse francezi dhe portugezi kishin një marrëdhënie aq të tensionuar sa Pogba u rrëzua edhe nga posti i zv/kapitenit.
“Pesë vitet e fundit kanë qenë vërtet të pakënaqshme. Nuk do të fitojmë asgjë as këtë sezon. Por unë dua të fitoj trofe, qoftë me Man Utd apo me ndonjë klub tjetër”, tha kampioni i botës për vitin 2018.
Vlen të përmendet se ylli francez është shprehur se do të largohet nga skuadra e Manchesterit, ku sipas “Sun” destinacioni i radhës mund të jetë, Juventus, Aston Villa e shumë klube tjera, por që mund të supozohet se Pogba mundet që të udhëtojë për Itali verës, kjo si rezultat i një miqësie me shokët e skuadrës së Juventusit.