×
  • Sport
  • Sport

    Pogba refuzon kontratën e re, Reali “fërkon duart”

    Reporteri
    31 Mars 2019 | 13:50

    Paul Pogba është dëshira e Zinedine Zidane për mesfushën e Realit për verën e ardhshme.


    Zidane e ka bërë të qartë dëshirën e tij për ta pasur në radhët e veta mesfushorin francez kjo marrë parasysh edhe faktin se ai e di se Pogba dëshiron të largohet nga Anglia, transmeton Reporteri.net

    Zërat për një transferim të mundshëm të shtatlartit francez në Spanjë vetëm sa i ka shtuar edhe refuzimi për rinovimin e kontratës të cilin e kanë refuzuar kampi i lojtarit në krye me agjentin e njohur Mino Raiola.

    Pavarësisht se çmimi për transferimin e tij mund të jetë i lartë, Zidane i ka komunikuar klubit dëshirën e tij që ta ketë në radhët e veta pasi që bashkpatrioti i tij mund ti sjellë ekipit muskuj dhe qualitet, gjë që i ka munguar Real Madridit këtë sezonë./Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!