×
  • Sport
  • Sport / Video

    Policia e arreston njërin prej të dyshuarve që dëmtoi ulëset e stadiumit në Lipjan

    Reporteri
    06 Prill 2024 | 8:56

    Është arrestuar i dyshuari pasi i njëjti dëmtoi ulëset në një fushë futbolli në komunën e Lipjanit.

    Siç njofton Policia në raportin 24 orësh, ky veprim u krye bashkë me disa persona të mitur, derisa thotë se i dyshuari pas arrestimit është intervistuar dhe u dërgua në mbajtje.

    “Fsh. Gadime e Ultë, Lipjan 05.04.2024 – 19:00.Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti në bashkëveprim me disa persona tjerë të dyshuar meshkuj kosovarë- të mitur, i kanë dëmtuar ulëset – plastikën në fushën e sportit të shkollës fillore të fshatit. I njëjti është intervistuar dhe me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e policisë.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!