×
  • Sport
  • Sport

    Policia nis hetimet pas djegies së flamurit grek nga “Skifiterat” e Gjilanit

    Reporteri
    28 Gusht 2020 | 23:30

    Tifozeria e klubit të Gjilanit të njohur si “Skifterat” dje e kanë djegur flamurin e Greqisë në qendër të Prishtinës, në sheshin “Zahir Pajaziti”, shkruan Reporteri.net.


    Kjo u bë gjatë lojës së djeshme të Gjilanit me APOEL në stadiumin Fadil Vokrri në kuadër të rrethit të parë të Ligës së Evropës ku qipriotët fituan me rezultat 2-0 dhe kaluan tutje në rundin e ardhshëm të Ligës së Evropës, shkruan Reporteri.net

    Ndonëse ndeshja u luajt pa tifozë shkaku i pandemisë COVID-19, tifozëria gjilanase kishte ardhur në Prishtinë.

    Lidhur me këtë incident Policia e Kosovës ka nisur hetimet.

    Lajmin për Reporteri.net e kanë konfirmuar nag Zyra për Informim e Policisë së Kosovës.

    Në një përgjigje për Reporteri.net, Policia kanë thënë se pas marrjes së informatës në lidhje me këtë rast , Policia ka kontaktuar prokurorin kujdestar pranë Prokurorisë Themelore në Prishtinë dhe në koordinim dhe bashkëpunim me prokurorinë janë duke u ndërmarr veprimet në drejtim të sqarimit të rrethanave të këtij incidenti.

    “Në këtë fazë jemi në kompletim të raporteve, deklaratave dhe grumbullim të provave dhe pas mbledhjes së informatave dhe provave në bashkëpunim me prokurorin do të trajtohet rasti”, thuhet në përgjigjen e Policisë dhënë Gazetës Online “reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!