Lojtari i kombëtares së Kosovës, Lirim Kastrati, nuk do të mund të udhëtojë me ekipin e tij të Dinamos së Zagrebit për ndeshjen që do ta luajnë kundër Sherif Tiraspol në kuadër të play-offit të Champions League më 25 gusht pasi që Moldavia ia ka refuzuar vizën, shkruan Index.hr.
Sulmuesi 22 vjeçar nga Kosova nuk do të mund të udhëtojë me ekipin e tij kroat për ndeshjen kundër Sherif Tiraspol, për shkak të pozicionit politik që Moldavia mbanë karshi Republikës së Kosovës.
Klubi kroat i Dinamo Zagrebit i është drejtuar UEFA-s për ndihmë, derisa këta të fundit janë duke bërë përpjekje për ta bindur Moladivnë se politika s’ka vend në sport./
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.