Visar Bekaj me shumë mundësi do t’i japë lamtumirën Tiranës.
“Panorama Sport” zbulon se portieri nga Kosova që ka dy sezone te bardheblutë me shumë mundësi do të marrë udhën drejt një kampionati më të fortë.
Mësohet se menaxherët e Visar Bekajt kanë mbyllur marrëveshjen me një klub turk, me shumë mundësi Manisa dhe portieri do të transferohet në këtë kampionat.
Nga sa është bërë e ditur, bardheblutë përfitojnë 180 mijë euro nga shitja e kartonit, ndërsa portieri do të marrë një rrogë shumë të mirë.
Largimi i Bekajt nga skuadra është një tjetër goditje për bardheblutë, sepse ai është një nga 11 lojtarët që u shpall kampion.
Portieri ishte normalisht në stërvitje, por në ditët në vazhdim ai do t’i japë fund aventurës me Tiranën.
Lojtari u bashkua me bardheblutë shtatorin e 2020-ës, teksa u ble nga Tirana për 100 mijë euro prej Prishtinës.
Nga ana tjetër, skuadra kosovare do të mbajë një pjesë të shumës 180 mijë euro, sepse skuadra e Prishtinës ka një pjesë të kartonit të Visar Bekajt.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.