Portieri i Kombëtares së Shqipërisë, Etrit Berisha, është shtrirë në spital në Itali, për shkak të përkeqësimit të gjendjes shëndetësore pas infektimit me COVID-19.
Portieri i klubit italian SPLA, Berisha u infektua me koronavirus derisa ishte në detyrë me kombëtaren kuqezi para rreth dy javëve, raporton Express.
Ai ka qenë në izolim por pas përkeqësimit të gjendjes shëndetësore, ai është dërguar në spital në departamentin e specializuar për COVID-19 në rajonin Emilia-Romagna.
Lajmi është bërë i ditur nga vetë skuadra italiane në uebsajtin e klubit.
“SPAL njofton se pasi testit të fundit pozitiv për COVID-19 të premten më 27 nëntor, portieri i skuadrës kaltërebardh, Etrit Berisha, është dërguar në departamentin e specializuar për COVID-19 në Spitalin Cona për teste mjekësore”, thuhet në njoftimin e SPAL.
? | Aggiornamento medico su Etrit #Berisha
? https://t.co/pBhgv75XBz#ForzaSPAL pic.twitter.com/fhC54O8FhJ— SPAL (@spalferrara) December 2, 2020
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.